Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”. Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike. Pas kundërshtimeve të banorëve direkt për këtë vendim, njëri prej këshilltarëve Ë. Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me K. Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës. Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.