Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Turp të keni turp”/ Sherr me grushta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit (VIDEO)
Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës, e cila parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”. Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas debateve të shumta mes këshilltarëve. Megjithatë, menjëherë pas votimit, në sallën e mbledhjeve shpërthyen tensionet. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga vendi dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës që ndodhej në sallë gjatë mbledhjes. Ngjarja ka shkaktuar kaos të përkohshëm, ndërsa ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë ka bërë të mundur shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Pas rikthimit të rendit, mbledhja...