Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pak ditë pas dëshmisë së Bashës, SPAK i dërgon fletëthirrje Berishës për “21 Janarin”: Të premten…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Kujtojmë që më 30 tetor edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm. SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit...