Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu pas 20 ditësh
Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg (që nga 21 tetori) si një ” makth ” , do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore. Përveç kësaj, gjykata i ndaloi Sarkozisë të kishte çdo kontakt me Ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin , i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit. Ky takim kishte provokuar kritika, kryesisht nga gjyqtarët. Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Santé në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Më parë, prokurori i kishte propozuar Gjykatës së Apelit të Parisit që ish-presidenti francez të lirohej. Sipas arsyetimit...