Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Arben Ahmetaj padit qeverinë në Strasburg
Arben Ahmetaj TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha, kanë paditur në Gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar. Ahmetaj ka akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK. Padia është depozituar më 8 maj 2024 dhe çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025. Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt, si dhe me sekuestrimin e telefonit të partneres së tij Erjola Hoxha, mbi bazën e një urdhri të GJKKO. Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund...