Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Kualifikueset e Botërorit 2026 / Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Nuk është kundërshtar i lehtë
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja. “Jemi këtu pas tre...