Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëheqjet në BBC shkaktojnë reagime të forta/ Drejtoresha: Mohoj anshmërinë institucionale
Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t’i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigantin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive, Deborah Turness. Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të...