Të rinjtë “braktisin” zgjedhjet, votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin në 5 bashki

Të rinjtë “braktisin” zgjedhjet, votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin në 5 bashki

Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara dje në 5 bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. 16% e zgjedhësve me të drejtë vote ishin të grupmoshës 55-64 vjeç dhe 18.4% të grupmoshës mbi 65 vjeç, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë preferenca e tyra për kandidatët që garonin për kryetarë bashkie është vendimtare për rezultatin final të zgjedhje, për shkak të interesit dhe gatishmërisë të tyre shumë më të lartë për të votuar, në krahasim me votuesit më të rinj. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, ndonëse përbënin 34.4% të zgjedhësve në listë, grupmosha mbi 55 vjeç dha 50% të votave në total, ose...