“Një buxhet rutinë pa asnjë vizion”/ Diskutime për projektbuxhetin e vitit 2026, Tabaku: Nuk ofron asnjë zgjidhje

“Një buxhet rutinë pa asnjë vizion”/ Diskutime për projektbuxhetin e vitit 2026, Tabaku: Nuk ofron asnjë zgjidhje

Në Komisionin e Ekonomisë ka nisur diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone kritike ndaj qeverisë, duke e cilësuar dokumentin “një buxhet rutinë pa asnjë vizion ekonomik”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se buxheti nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën e ekonomisë, rënien e prodhimit dhe emigrimin masiv. “Ky nuk është buxheti i pensionistëve, as i sipërmarrjes, as i familjeve shqiptare. Është thjesht një buxhet pa model, pa drejtim, që nuk sjell asnjë shtysë për ekonominë shqiptare,” – deklaroi Tabaku. Sipas saj, buxheti i vitit 2026 tregon më shumë për dështimet e modelit aktual sesa për ndonjë plan zhvillimi. Deputetja nënvizoi se pavarësisht rritjes së taksave vit pas viti, ekonomia...