Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”

Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”

Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:23 Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka uruar sot kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, pas fitores së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Në një reagim publik, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se rezultati është domethënës, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme. “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, u shpreh Rama. Rama vlerësoi veçanërisht zgjedhjen e Brunilda...