Studim i ri: Nuk ka lidhje mes paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm te fëmijët

Studim i ri: Nuk ka lidhje mes paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm te fëmijët

Një rishikim i gjerë shkencor i publikuar në British Medical Journal ka hedhur poshtë pretendimet se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmijët të zhvillojnë autizëm ose çrregullim të hiperaktivitetit me deficit vëmendjeje (ADHD). Publikimi u përshpejtua pas deklaratave të administratës së Donald Trump, e cila kishte paralajmëruar gratë shtatzëna të shmangnin përdorimin e këtij ilaçi, të njohur edhe si acetaminofen ose Tylenol, duke e lidhur atë me rritjen e rasteve të autizmit në SHBA-të. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë në shtator, presidenti amerikan u kërkoi grave që “të luftonin me çdo kusht për të mos marrë” paracetamol gjatë shtatzënisë, duke nxitur shqetësim në komunitetin mjekësor. Çfarë zbuloi studimi? Sipas rishikimit të publikuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Liverpoolit,...