Zgjedhjet/ Si e humbën “bastin” me Ramën kandidatët fitues

Zgjedhjet/ Si e humbën “bastin” me Ramën kandidatët fitues

Partia Socialiste fitoi thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kandidatët socialistë kishin bërë parashikimin e tyre për rezultatin e zgjedhjeve gjatë podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama. Por, cilëve prej tyre iu doli parashikimi i saktë? Shifrat tregojnë vetëm njëri prej tyre. Altin Bojni në Mat i është afruar rezultatit të zgjedhjeve të 9 nëntorit, bën me dije Report TV, që ka analizuar shifrat. Nga rezultati përfundimtar i KQZ-së, PS fitoia në Mat me 66.5%. Vetë Bojni kishte parashikuar në podcast fitore me 65%. Duket se ai ka dalë edhe jashtë pritshmërive të Ramës. “Të isha në vendin tënd do të thosha 51%”, i tha Rama-Bojnit në Podcast. Edhe Brunilda Mersini në Vlorë i është afruar rezultatit...