Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ushtarët izraelitë flasin hapur për vrasjet e civilëve të Gaza
Një seri dëshmish tronditëse nga ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë bërë publike në dokumentarin televiziv “Breaking Ranks: Inside Israel’s War”, që do të transmetohet në kanalin britanik ITV. Ushtarët, disa anonimë dhe disa me emër, rrëfejnë se gjatë ofensivës në Gaza janë shkelur masivisht rregullat ligjore dhe etike të luftës, duke përfshirë vrasje të civilëve, përdorimin e tyre si mburoja njerëzore dhe shembjen e ndërtesave civile. Një komandant tankesh, i identifikuar si Daniel, tregon se “nëse do të qëllosh pa kufizime, mund ta bësh”, duke përshkruar një klimë ku oficerët kanë liri të plotë për të vrarë sipas gjykimit të tyre personal. Një tjetër ushtar, Eli, kujton se si një oficer urdhëroi shkatërrimin me tank të një ndërtese të shpallur më...