Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet përfshirje nga qeveria dhe opozita për integrimin në BE”/ Gonzato: Për të mbyllur negociatat në 2027, duhet të…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Evropian, ku foli për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e shoqërisë shqiptare në këtë proces. Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një projekt mbarëshoqëror, që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe të qytetarëve. “Secili prej jush ka mundësi të kontribuojë në integrimin në BE. Shqipëria ka nevojë për këtë kontribut, sepse siç thuhet në raportin e anëtarësimit integrimi është një projekt që duhet të ketë autorësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, qytetarëve dhe komuniteteve lokale,” deklaroi ambasadori. Ai shtoi se procesi i integrimit duhet të mbështetet nga legjitimiteti demokratik dhe konsensusi politik...