Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kirurgjia e avancuar koronare aplikohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:12 Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientët trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, të krahasueshme me ato që deri vonë aplikoheshin vetëm në disa nga klinikat më të specializuara të Europës. Dr. Albi Fagu, kirurg kardiovaskular, së bashku me një ekip të dedikuar mjekësh, aplikojnë prej kohësh një kombinim të metodave moderne si: Kirurgjia multi-arteriale, Kirurgjia OPCAB (operacioni me zemër në aktivitet) dhe Kirurgjia me invazivitet të reduktuar. Këto teknika kontribuojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë e pacientëve dhe përshpejtojnë rikuperimin e tyre drejt një cilësie jete normale. Në një videomesazh, Dr. Fagu theksoi se përdorimi i arterieve të kraharorit për bajpasin, në vend të venave të marra nga këmbët, sjell përfitime të rëndësishme për pacientët: “Këto arterie...