Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
UNESCO i jep “po”-në e parë kuzhinës italiane, do të shpallet trashëgimi kulturore
Kuzhina italiane ka marrë hapin e parë drejt njohjes zyrtare si pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO. Këtë mëngjes, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë publikoi vlerësimin teknik të dosjes së nominimit të paraqitur nga Italia, duke rekomanduar përfshirjen e kuzhinës italiane në listën prestigjioze të trashëgimisë botërore. Ky është hapi i parë vendimtar përpara se Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s të marrë vendimin përfundimtar politik gjatë mbledhjes që do të zhvillohet në Nju Delhi, Indi, nga 8 deri më 13 dhjetor. Nëse rekomandimi teknik do të miratohet edhe në dhjetor, kuzhina italiane do të bëhet e para kuzhinë kombëtare në botë që njihet nga UNESCO në tërësinë e saj. “Vlerësimi teknik i publikuar sot na tregon...