Fitorja 5-0 në zgjedhje, Rama veçon Vlorën dhe Beratin: Pjesëmarrja e ulët për shkak të opozitës dhe shiut

Fitorja 5-0 në zgjedhje, Rama veçon Vlorën dhe Beratin: Pjesëmarrja e ulët për shkak të opozitës dhe shiut

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë pas zgjedhjeve të pjesshme të së dielës, ku socialistët arritën të merrnin fitore të thellë në 5 bashki, pavarësisht pjesëmarrjes mjaft të ulët të qytetarëve. Rama ka veçuar kryebashkiaken e zgjedhur të Vlorës, Bruna Mersinin, që do të jetë e para grua në krye të qytetit, si dhe rezultatin historik të arritur në Berat, duke marrë 83% të votave. Postimi i Ramës 5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna,...