Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PS fitoi 5 bashkitë, Rama: Pjesëmarrja e ulët prej dobësisë ekstreme të PD-së, motit dhe…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki në vend. Ai falenderon qytetarët teksa thotë edhe se pjesëmarrja e ulët ishte si rezultat i disa faktorëve. “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk e stimulojnë pjesëmarrjen”, tha Rama. Një urim e kishte edhe për kryetarët e rij të bashkive, sidomos për atë të Beratit me rezultatin e arritur. “Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83%...