Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fitorja e Partisë Socialiste në 5 bashki, reagon Rama: Pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 5 bashkive që u realizuan një ditë më parë. Ai falenderon qytetarët për besimin, por nuk lë pa përmendur edhe numrin e ulët të pjesëmarrësve në proces. “5 bashki 🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore 🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj...