KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje

KED: Nuk ndikohemi nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke thënë se KED nuk ndikohet nga asnjë formë presioni apo ndërhyrjeje. Në vijim deklarata e plotë nga KED:  Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik. Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore....