Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat

Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve. Kjo ishte e vetmja komunë ku vijonte numërimi i votave në Kosovë, pasi në të gjitha komunat e tjera, procesi kishte përfunduar para mesnate. Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53.47% të votave, ose 17 mijë e 837 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46.53% të votave, ose 15 mijë e 522 vota. Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, por numërimi u mbyll sot pa incidente dhe pa pretendime për manipulime siç raporton Klan Kosova. Zyrtarët e KQZ-së raportuan...