Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Mësuesi akuzon TV-të: Me programet plehra po kultivoni injorancën! Turp!
Foto ilustrim Letra e një mësuesi italian, për drejtuesit e programeve më të njohura televizive në Itali që janë formate të ngjashme me “Big Brother”, “Love story” e “Përputhen” etj. Nga: Marco Galice Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë ushtrinë e këtij ferri. Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë. Barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe gërryerjes morale. Destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë. Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë. Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij...