Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Senati amerikan miraton marrëveshjen që synon t’i japë fund mbylljes së qeverisë
Senati amerikan ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, i ka vonuar ndihmat ushqimore dhe e ka penguar udhëtimin ajror. Senatorët kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amendamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale. Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë. Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë çështje, republikanët...