Tuneli i Llogarasë: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit

Tuneli i Llogarasë: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij. Nga Vladimir Karaj, BIRN Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin. “Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe...