Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Të gjithë ‘fitues’ në zgjedhjet lokale në Kosovë, Përparim Rama mban Prishtinën
festa e ldk ne prishtine KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të përditësohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut. “Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numërohen votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai. Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave. Sipas rezultateve për rundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila...