Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Përfundon numërimi i votave, PS fiton 5 bashkitë, PD asnjë
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. PD nuk ka fituar asnjë bashki. Vlorë Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin. Kjo bashki pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët, Dionis Sota mori 2333 vota ose 11.68%. Cërrik E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u...