Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike nëpërmjet iniciativës “Converge2eu”, ka mbledhur të dhëna mbi progresin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si pjesë e Procesit të Berlinit. Pas pezullimit të zgjerimit të BE-së në vitin 2014, u krijua Procesi i Berlinit, si urë lidhëse midis unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Për këto vende, studimi ka vlerësuar progresin drejt BE-së në raport me 8 fusha, si: Ekonomia, zhvillimi social, shëndetësia, arsimi, mjedisi, qeverisja, digjitalizimi e infrastruktura. Të dhënat e këtij studimi u paraqitën në forumin ‘Ignita’, të mbajtur në Prizren të Kosovës tetorin e këtij viti. Studimi gjithashtu u kujdes të jepte rekomandime në raport me fokusin e ardhshëm të...