Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Mbyllet numërimi! PS fiton 5 me 0-kandidatët socialistë sigurojnë fitore të thellë kundrejt rivalëve
kryebashkiaket e zgjedhur TIRANË-Numërimi përfundoi, zgjidhen kryetarët e 5 bashkive në vend, të cilët do të jenë në post vetëm një vit e gjysmë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të radhës lokale, të planifikuara për pranverën e vitit 2027. Partia Socialiste fitoi në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. VLORË Vlora ishte vendi me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale me vetëm 12.5% të votuesve. Gjithsesi fitoren e thellë e siguroi kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini me 78.88% të votave (15 mijë e 672 vota). Mersini ndiqet nga kandidati i pavarur Dionis Sota me 11.68% (2 mijë e 333 vota) dhe Gjergji Nika me 9.88% (1 mijë e 975 vota). Në këtë bashki, Partia Demokratike shënon një rënie prej 13.52% krahasuar me zgjedhjet e 11 majit, ndërsa...