PD bojkoton Komisionet Parlamentare-mesazhi: Asnjë deputet nuk merr pjesë

PD bojkoton Komisionet Parlamentare-mesazhi: Asnjë deputet nuk merr pjesë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë përkohësisht Komisionet Parlamentare nisur nga sot. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh deputetëve që asnjëri prej tyre nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve, derisa opozita të dalë me një vendim. Mbledhja e grupit do të zhvillohet sot në orën 12:30, ndërsa në mesazh Bardhi thotë se ky është reagim për mbylljen e Kuvendit pa diskutime. “Derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk...