FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat

FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat

Me të qeshura dhe përqafime është shoqëruar takimi mes Ervin Cecës dhe Ervin Denos pas shpalljes së fitores në Berat. Ish-kryebashkiaku, Ervin Deno, ka takuar dhe përqafuar fituesin, Ervin Ceca, kandidati socialist që fitoi me shumicë dërrmuese. Berati ka përfunduar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, është shpallur fitues me mbi 83% të votave, duke lënë pas rivalin e tij, kandidatin e pavarur, Pavlo Shkarpa. Top Channel