Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? – Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat

Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? – Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat

16.5 milionë euro do të jetë buxheti shtesë për bujqësinë përgjatë vitit 2026. Qeveria shqiptare synon që përmes mbështetjes në bujqësi, të përmirësohet konkurrueshmëria në sektorin e bujqësisë dhe industrinë agro-ushqimore si dhe të përmirësohet cilësia e jetës përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale. Në projektbuxhetin 2026, parashikohet që përmes masave të marra, të rritet numri i të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim nga 468 249 të punësuar të parashikuar në vitin 2026 në 471 697 të punësuar në vitin 2027 dhe 476 414 në 2028. Konkretisht synohet shtimit të numrit të përfituesve nga masat mbështetëse në bujqësi. Parashikohen rreth 45.300 përfitues në vitin 2026, 45.500 përfitues në vitin 2027 dhe 46.000 përfitues në vitin 2028.  Nga të cilët për vitin...