U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur

U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur

Gabriel Guma, kandidati i pavarur që u mbështet nga opozita mori vetëm 928 vota kundrejt 3261 që mori socialisti Gramoz Sako. Në një prononcim për mediat, Guma tha se nuk e cilëson si një humbje, duke shtuar se politika për të sapo ka nisur. “Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.”, tha ai.