PS fiton zgjedhjet më të “akullta” në pluralizëm

PS fiton zgjedhjet më të “akullta” në pluralizëm

PS ka fituar lehtshëm të pesë bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhje të pjesshme lokale, veç Tiranës, të cilat u anulluan me vendim të Kushtetueses. Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo nga fakti se opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur. Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, fitoi thellë ndaj rivalit të saj në garë të mbështetur nga PD. Nga 144 mijë qytetarë të Vlorës, vetëm 18 111 prej tyre votuan të dielën ose 12.54%, me Mersnin që...