Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ukraina publikon shifrat e afrikanëve të rekrutuar nga Rusia, si joshen me premtime
Ukraina ka lëshuar një paralajmërim serioz për shtetet afrikane, duke deklaruar se Rusia po rekruton qytetarë nga 36 vende të Afrikës për t’i dërguar në luftën kundër Kievit. - Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, tha se mbi 1,400 persona nga Afrika po luftojnë aktualisht për Rusinë dhe se shumë prej tyre “vriten shpejt” në fushëbetejë. “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar. Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt. Shumica e mercenarëve nuk mbijetojnë më shumë se një muaj,” shkroi Sybiha në platformën X, duke shtuar se shumë prej tyre nënshkruajnë kontrata pa e kuptuar se janë “të barasvlershme me një dënim me vdekje”. Sipas tij, Rusia po përdor metoda mashtruese për të...