Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës
Një grup priftërinjsh që ishin të implikuar edhe në një rrjet të trafikut të drogës është zbuluar nga autoritetet greke. Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier. Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm. Sipas mediave greke, tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen...