Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Humbje që dhemb”/ Trajneri Tetova: Kartoni i kuq prishi ekuilibrat
Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 me Elbasanin. “Mendoj kartoni i kuq ndikoi se e kishim përgatitur lojën shumë mirë, sa filluam pjesën e dytë i prishi ekulibrat. Nuk patëm as mbrojtës të djathtë se Fangaj e kishim me karton të kuq, tentuam të reagonim por pas sukses. Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet, ekuilibrat. Është shumë e çuditshme që nga nisja e aksionit, janë gjëra që ndodhin, i ka futbolli këto situata. Konstatimi është i drejtë e kisha përgatitur një linjë më poshtë pjesën e parë, se Elbasani ashtu luan. Tentuam diçka me skemën me 10 lojtarë për të krijuar vertikalizim si te qendra majtas ashtu dhe djathtas. Mendoj u bë ai faulli, por do ta...