Vala e të ftohtit në SHBA, shtetet që do të preken

Vala e të ftohtit në SHBA, shtetet që do të preken

Një valë e fortë të ftohti ka goditur Shtetet e Bashkuara duke i sjellë temperaturat afër niveleve më të ulëta rekord. Më shumë se 170 milionë njerëz nga Bostoni në Florida do të përballen me valën më të ftohtë të sezonit. Rënia e ndjeshme e temperaturës do të fillojë të dielën dhe do të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme, duke prekur pothuajse të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale. Meteorologët paralajmërojnë se pjesë të Shteteve të Bashkuara juglindore mund të përjetojnë temperatura rekord, ndërsa ajri i ftohtë përhapet me shpejtësi drejt jugut. Edhe qyteti i Tallahassee, Florida, pritet të përjetojë temperatura nën zero deri të martën në mëngjes. Ndryshimi i menjëhershëm është për shkak të një çrregullimi të fuqishëm atmosferik që po lëviz...