Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aksident me vd*kje në aksin Peqin–Rrogozhinë
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Sinaballaj, ku një këmbësore 82-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke aksidentuar shtetasen M. K., 82 vjeçe, e cila ndodhej në rrugë në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje fatkeqe. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e mundshme, por dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin ka qenë faktori kryesor. Policia ka nisur procedurat për ekspertizën teknike...