Vendimi i PD: Asnjë deputet nuk do të marrë pjesë në komisionet parlamentare nesër

Vendimi i PD: Asnjë deputet nuk do të marrë pjesë në komisionet parlamentare nesër

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare të hënën, 10 nëntor 2025. Ky vendim është njoftuar përmes një mesazhi që kreu i grupit, Gazment Bardhi, u ka dërguar deputetëve demokratë. Ai thotë se ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit plenare në Kuvend. “Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e...