Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nis mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë, dalin parashikimet për rezultatet nëpër komuna
Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna. Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve. Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës. Balotazhi u mbajt në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani etj. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind. Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00./REL