Funerali i zgjedhjeve dhe i votes se lirë, vetëm 12.3% votojnë në Vlorë!

Funerali i zgjedhjeve dhe i votes se lirë, vetëm 12.3% votojnë në Vlorë!

Nga Petrit Vasili/ Proven më asgjësuese për varrosjen e zgjedhjeve si institucion e dha sot Vlora me pjesëmarrjen në votime me vetëm 12.3%. Shqipëria është sot në një situate politike më të rëndë edhe se në fund të viteve 90' kur rrëzohej diktatura. Njerëzit në vitin 1991 dolën masivisht në zgjedhje se besonin tek vota dhe fuqia e saj për ndryshim. Ndërsa sot narkoqeveria me grabitjen, shitblerjen, patronazhistët, kërcënimet gjithfarësh, shpërdorimin e parave, perdorimi i kriminelëve, përdorimi i infrastrukturës dhe aseteve publike për zgjedhjet, të gjitha së bashku ja kanë dalë të rrënojnë totalisht besimin se vota ka vlerë dhe se ja vlen që të dalësh të votosh. Themeli i demokracisë në Shqipëri është kalbur totalisht dhe narkorepublika ja ka zenë vendin Republikës kushtetuese, që...