Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën teksa udhëtonin me makinë (EMRAT)
Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Aksidenti fatal u regjistrua në rrugën “Val Brembana”, pranë zonës së Stezzano-s. Nga përplasja e fortë mes një automjeti tip Mercedes dhe një furgoni Citroen Berlingo, humbën jetën tre persona, mes tyre dhe dy të rinjtë shqiptarë. Viktimat janë identifikuar si Klinton Sala (23 vjeç) me banim në Melzo të Milanos, i cili drejtonte Mercedes-in që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana (21 vjeç) nga Lodi. Të dy ishin miq dhe udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet. Viktima e tretë është Oscar Angioletti (62 vjeç) me origjinë nga Bergamo, i cili ndodhej në furgonin “Citroen Berlingo”...