Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vizta pranë vijës së frontit, Angelina Jolie përshkruan kërcënimin e përditshëm të dronëve në Ukrainë
Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie, ka përshkruar kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me dronë me të cilin përballen njerëzit që jetojnë pranë vijës së frontit në Ukrainë, pas vizitës së saj të papritur në vend në fillim të kësaj jave. "Dëgjon një gumëzhitje të ulët në qiell. Është bërë e njohur në nivel lokal si një 'safari njerëzish', me dronë që përdoren për të ndjekur, gjuajtur dhe terrorizuar njerëzit, vazhdimisht", shkroi ajo në një postim në Instagram të dielën. "Pati një moment kur na u desh të ndalonim dhe të prisnim, ndërsa një dron fluturonte sipër kokës", postoi Jolie së bashku me fotot e një klinike nëntokësore dhe pastrimin e rrënojave, si dhe një video të një muri përkujtimor për viktimat e luftës. Ajo theksoi...