Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij
Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 17:34Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin NetanjahuFotografi: Abir Sultan/AP Photo/picture alliance Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende. Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në...