Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PROCESI/ Përfundon votimi në 5 bashkitë e vendit, Vlora mbyllet me pjesëmarrje tejet të ulët
Brunilda Mersini, kandidate e PS ne Vlore TIRANE- Sot në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë, ku në total 13 kandidatë garuan për drejtimin e tyre. Procesi u zhvillua pa fushata të zakonshme elektorale, pasi as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike nuk organizuan mitingje apo takime të mëdha publike. Megjithatë, dita e votimit u shënua nga një pjesëmarrje mjaft e ulët. Nga mbi 334 mijë zgjedhës me të drejtë vote, deri në orën 17:00 kishin votuar vetëm rreth 30 mijë qytetarë, që përbëjnë 18.2% të totalit, sipas të dhënave të KQZ-së. Më e larta pjesëmarrje u regjistrua në Mat, me gati 40%, ndërsa më e ulëta në Vlorë, me vetëm 12.6%. Në bashkitë e...