Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PD duhet të kishte dalë…”/ Pjesëmarrje e ulët në votim, Kuçana : Bojkoti i qytetarëve, këmbanë alarmi për politikën
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana tha se duhet të bëhet me ligj që qytetarët të shkojnë të votojnë. Në një intervistë televizive, duke komentuar pjesëmarrjen e ulët në votim deri më tani, ajo tha se vetëm në këtë mënyrë, gara, fryma dhe rezultati i zgjedhjeve do të jetë ndryshe. Ajo e drejtoi gishtin nga qeveria dhe PD-ja, e cila zgjodhi të mbështesë kandidatë të pavarur. Sipas saj, demokratët duhet të kishin me kandidatët e vet politikë dhe nuk duhet t’i ishte trembur asnjë beteje. “Vlora e ka braktisur Edi Ramën, e ka bojkotuar. Unë ju siguroj që nga ana e vlonjatëve ka pasur bojkot. Pjesëmarrje e tillë nuk është njohur asnjëherë. Mendoj se kjo është këmbanë alarmi. Patjetër që nuk dua të...