Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur zëdhënëses ruse Maria Zakharova nga valët e radiotelevizionit shtetëror serb. “Unë e respektoj dhe e dua popullin rus, por nuk mund t’i lejoj vetes atë që Zakharova ia lejoi vetes të flasë në mënyrë emocionale. Prita të kalonte një ditë e gjysmë; dje do të kisha reaguar më dhunshëm. Zakharova foli për armatime dhe nuk tha asgjë të re”, tha Vuçiç. Vuçiç tregon publikisht për herë të parë se kishte negociuar kontrata afatgjata për shitje armesh me disa shtete evropiane. “Pesë vite më parë unë po negocioja me evropianët, që ata të blinin armatime e municione serbe bazuar në kontrata të sigurta për 10–20 vite. Atëherë nuk kishte as luftë në Ukrainë, nuk kishte asgjë.” Ai pranoi faktin...