Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa tajfuni Fung-wong ka goditur rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme. Pjesë të mëdha të rajonit Bicol kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia pritet të godasë më vonë Luzonin verior. Më shumë se një milion banorë janë larguar nga zonat e rrezikut në provincën Aurora, ku tajfuni pritet të zbarkojë të dielën në mbrëmje. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit. Sipas autoriteteve meteorologjike, erërat kanë arritur deri në 230 km/h, duke goditur tashmë disa zona të Luzonit, ishulli më i populluar i vendit. Alarm i lartë në shumicën e rajoneve Shumë zona në Luzon janë vendosur në nivelet e para...