Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse

Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse

Pesë persona, përfshirë katër drejtues të lartë të prodhuesit rus të pajisjeve ushtarake Kizlyar Electromechanical Plant (KEMZ), u vranë të premten e kaluar kur helikopteri në të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në Dagestan. Sipas mediave ruse dhe ukrainase, aksidenti ndodhi pranë një fshati në brigjet e Detit Kaspik. Helikopteri Ka-226 që mbante drejtues të KEMZ – një kompani në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian – u rrëzua në një zonë banimi, duke vrarë gjithsej pesë persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale, piloti i helikopterit u përpoq të ulej në një plazh, por pa sukses. Bishti i tij goditi tokën, duke i thyer një pjesë të saj. Piloti u përpoq të rifitonte kontrollin dhe të...