Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç. “Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes”, deklaroi ai. Pyetjes së gazetares së Top Channel Elda Menga se a do të lejohen të votojnë pas orës 18:00 votues që ende nuk kanë votuar, ai tha se do të lejohen vetëm ata që janë evidentuar nga komisonerët që s’kanë arritur të votojnë, por jo persona të tjerë. “Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së...